Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Prova e madhe e Partizanit, ja si do të rreshtohen sonte të kuqtë ndaj BATE-s

Partizani sot do të kërkojë të shkruajë një tjetër faqe të historisë së vet. Në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, të kuqtë sfidojnë bjellorusët e BATE Borisov në kuadër të turit të parë kualifikues të Champions League.

Kampionët e Shqipërisë do të tentojnë fitoren që do t’u jepte mundësi një javë më pas për t’u kualifikuar në turin e dytë. Në mes nuk është thjesht rezultati sportiv, por prestigji, historia dhe ajo që është më e rëndësishme në futbollin e sotëm, më shumë të ardhura.

Atmosfera në kampin e kuq është pozitive, ka optimizëm, si në radhët e stafit teknik, ashtu edhe te futbollistët, gjendja e të cilëve duket e mirë, pa shqetësime të mëdha. Trajneri Zekiç nuk ka zbuluar asgjë sa i përket 11-shes që do të zbresë në fushë, por nga ajo që është parë në stërvitje mendohet të luajë me skemën 4-3-3.

Në portë Qirko pritet të bëjë debutimin, teksa në mbrojtje me shumë mundësi do të kemi emrat që mbyllën edhe kampionatin. Telushi dhe Sota priten në qendër dhe në krahë me shumë mundësi do të luajnë Hadroj dhe Atanaskoski.

Në mesfushë dilema është mesfushori difensiv. Mehmeti është lojtari i vetëm me tipare të tilla, por në ditët e fundit ka shfaqur probleme fizike. Megjithatë, prej dy ditësh ai stërvitet normalisht dhe shanset janë të mëdha që të luajë si titullar. Dy partnerët e tjerë pritet të jenë Murataj dhe Rrapaj.

Në sulm dilema e madhe është Eros Grezda, i cili ende nuk ka ardhur në gjendje të plotë fizike dhe kjo e bën trajnerin të mendohet për aktivizimin e tij nga minuta e parë. Da Silva dhe Mba duken të sigurt në majën e sulmit. Në stadium pritet të jenë mbi 10 mijë tifozë, që do të mbështesin Partizanin në këtë mision të vështirë.

Related posts

50 MILIONË EURO PLUS NJË LOJTAR/ Oferta joshëse e Juventusit për objektivin e madh…

Delo.autor

E BUJSHME/ E zbulojnë mediat britanike, Tuhel i ka kërkuar Çelsit rikthimin e Armando Brojës

Delo.autor

GOLA ME “PIKATORE” NË CHAMPIONS LEAGUE/ Vetëm një gol në pjesët e para, Reali “tregon dhëmbët”

F.autor

Leave a Comment