Futboll Sport

MBAPPE “ÇMEND” REAL MADRID ME KËRKESËN E TIJ/ Në lojë për yllin francez futet edhe Liverpool

E ardhmja e Kylian Mbappe është ende për t’u përcaktuar. Kampioni francez, pasi ka njoftuar PSG-në se nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij që i skadon në vitin 2024, vazhdon të jetë i lidhur me Real Madrid-in.

Në çdo rast, klubi parisien padyshim nuk do të ishte i kënaqur me situatën dhe nuk do të kishte ndërmend ta humbte lojtarin me kosto zero. Në rast se ai nuk e ndryshon mendjen për rinovimin, klubi i Al Khelaifit dëshiron ta shesë atë tashmë në këtë sesion të merkatos për të fituar sa më shumë para.

Fillimi i një historie të mundshme dashurie me Los Blancos, megjithatë, do të ishte ende e ndërlikuar dhe ndoshta e pamundur për momentin. Sipas asaj që raporton Marca, Mbappe do të pranonte të transferohej në Spanjë vetëm nëse klubi i Florentino Perezit e siguron atë se ai do të fitojë në total 240 milionë euro.

Sipas gazetës spanjolle, disa burime pranë Real Madridit do të kishin konfirmuar se ylli i PSG-së nuk do të transferohet në Bernabeu gjatë kësaj merkato të verës. Megjithatë, situata mbetet për t’u përcaktuar, me Katarin të zemëruar me qëndrimin e lojtarit dhe me një interes të mundshëm nga Liverpool në sfond.

Related posts

HEROI I GJERMANISË NË KUPËN E BOTËS/ Goetze pranon gabimin e madh: S’duhej të kthehesha te Dortmund

Delo.autor

FORMACIONET ZYRTARE/ Të dy ekipet duan fitoren, ja si rreshtohen Luftëtari e Flamurtari

Isa.Autor

“VLLAZNIA ËSHTË RIVAL…”/ Orges Shehi: Nuk fshihemi, Tirana klub me objektiva madhorë

F.autor

Leave a Comment