Futboll Sport

NUK JANË PJESË E BE-SË/ Federata Italiane merr vendimin për futbollistët që vijnë nga Anglia dhe Zvicra

Anglezët dhe zviceranët do të konsiderohen lojtarë të BE-së. Kjo u njoftua zyrtarisht nga FIGC, e cila për këtë arsye ka bërë një ndryshim shumë të madh për sa i përket statusit të lojtarëve që vijnë në Serie A nga jashtë.

“Futbollistët me nënshtetësi zvicerane dhe britanike, – thuhet në njoftimin për shtyp nga FIGC, – janë të barasvlershëm në të gjitha efektet me ato të BE-së. Këto dispozita do të zbatohen në lidhje me sezonin futbollistik 2023-2024”.

Për shembull, vendimi i FIGC përfshin drejtpërdrejt Milanin, i cili në këtë merkato verore ka nënshkruar me një lojtar anglez, pikërisht Loftus-Cheek nga Chelsea. Në mbledhjen e datës 24 korrik 2023, thuhet në njoftim, kërkesa që ishte marrë nga ‘Lega Nazionale Professionisti Serie A’ u pranua për të barazuar, për sa i përket rregullores, futbollistët britanikë me qytetarët e BE-së.

Pas Brexit-it të vitit 2020, në fakt, anglezët u konsideruan ekstrakomunitarë (jashtë BE-së), duke zënë vendet përkatëse për klubet. Një çështje që kushtëzoi në mënyrë të pashmangshme tregun dhe që tani është kthyer si ishte: Këshilli Federal i ka barazuar lojtarët britanikë me lojtarët zviceranë, sepse lojtarët nga Zvicra konsideroheshin tashmë lojtarë të BE-së.

Related posts

SFIDË DERBI NË MERKATO/ Manchester City dhe “Djajtë e Kuq” në “luftë” për mbrojtësin e Anglisë…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT DHE KRITIKON BARCELONËN/ Mesfushori Rakitic: Desha të largohem në janar…

Delo.autor

BARCELONA NUK NDALET/ Nesër katalanasit prezantojnë “yllin” e radhës në “Camp Nou”

Isa.Autor

Leave a Comment