Boks Sport

PËR KARRIERË TË SUKSESSHME/ Boksieri shqiptar zbulon disa sekrete: Jo femra, jo alkool dhe ushqim i mirë

Ermal Hadribeaj është kampion i titullit WBC International e gjithashtu WBC Mediterranean dhe WBC Veriu Amerikës. Ai nesër në sheshin “Nënë Tereza” do të ndeshet për të mbajtur titullin e fituar në Dubai, me një boksier afrikan që vjen nga Gjermania.

Ditën e sotme “The Albanian Sniper” ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku zbuloi disa sekrete për të pasur një karrierë të suksesshme.

Pjesë nga intervista:

Blendi: Ti je 29 vjeç, që do të thotë se je një djalë i ri dhe ke dëshirën që të shijosh jetën, të bësh qejf pse jo

Ermali: Nuk diskutohet

Blendi: Nga çfarë duhet të heqë dorë një boksier për të qenë në majë të lojës së vet, në rendimentin maksimal?

Ermali: Femrat, jetën e natës, alkoolin. Alkooli ndikon jashtë mase. Duhet të kesh një regjim, gjumi është shumë i rëndësishëm dhe dedikimi i stërvitjes që duhet të jetë 5 orë në ditë. E që të stërvitesh 5 orë në ditë, të duhet një gjumë i mirë derisa të zgjohesh në mëngjes, të përgatisësh një mëngjes të mirë. Ndërkohë që ti kthehesh, duhet të përgatisësh një darkë të mirë.

Enxhi: Tani që flasim për ushqimin, na trego pak me ça ushqehesh?

Blendi: Kush ti bë ty këto? Ke ti një grua të mirë në jetën tënde që të kujdeset për ty, të ndihmojë me këtë pjesë?

Ermali: Unë kam qenë në Miami, kam qenë vetëm. Nuk e kemi pasur mundësinë familjare që të bëhet dreka, darka. Tani më pëlqen edhe gatimi që i bëj vetes, i bëj me shije më pëlqen.

Related posts

Shifra stratosferike/ 1 miliard euro, ja kush është kombëtarja më e shtrenjtë e Botërorit

Sadik.Autor

LAJM I KEQ PËR BARCELONËN/ Mesfushori mungon 3 javë

F.autor

PËSOI NDALESËN E PARË NË CHAMPIONS/ Plas në dhomat e zhveshjes tek Interi, Lukaku kapet me…

Delo.autor

Leave a Comment