Futboll Sport

NJOFTIM ZYRTAR I KLUBIT/ Skuadra arabe firmos me trajnerin e njohur

Aventurë e re për Slaven Bilic. Ish-trajneri i Kroacisë, i kthyer nga një eksperiencë në Premier League në krye të Watford-it, nënshkruan në Arabinë Saudite duke marrë stolin e Al Fateh.

Klubi saudit ka njoftuar ardhjen e teknikut, i cili në karrierën e tij ndër të tjera ka drejtuar Besiktas-in dhe West Ham-in. Zyrtarizimi erdhi me një postim në kanalet sociale.

Arabia Saudite është shndërruar në një realitet të ri në futbollin botëror, ku përveç lojtarëve të mëdhenj, po “peshkon” edhe trajnerë të rëndësishëm. Kujtojmë që edhe Steven Gerrard firmosi për Al Ettifaq pak ditë më parë.

Related posts

“BËJA SEKS DHE MBYLLNIN NJË SY”/ Kasano rrëfen karrierën, Ja disa nga frazat nëpër klubet ku ka luajtur

Delo.autor

TALENTI BRAZILIAN/ Arthur: Është e mrekullueshme që XAVI më lavdëron, por…

Isa.Autor

Deschamps i shqetësuar, lë jashtë katër lojtarë para ndeshjes me Belgjikën

Sadik.Autor

Leave a Comment