Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Mancini: Liga e Kombeve nuk është prioritet i Italisë

Roberto Mancini ka insistuar se skuadra e tij nuk synon vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve. Trajneri italian ka deklaruar se qëllimi i Italisë është përgatitja për Evropianin 2020.

“Rrugëtimi im ka nisur në muajin maj dhe objektiv kryesor ka qenë gjithmonë që të përgatitemi për kualifikueset e Evropianit 2020”, ka thënë trajneri italian në konferencën për shtyp. “Kur filluam, plani ka qenë që ta rindërtojmë skuadrën dhe të bëjmë paraqitje të mira në Ligën e Kombeve, kjo është e gjitha. Është një punë kolosale, kërkon kohë, nuk është e thjeshtë, por jemi duke u përpjekur që të krijojmë grupin që mund të bëj gjëra të mëdha në Evropianin 2020”.

Kombëtarja e Italisë nuk njeh fitore që prej vitit të kaluar, dhe deri më tani në Ligën e Kombeve ka barazuar 1-1 me Poloninë dhe ka humbur nga Portugalia 1-0, ku nesër pritet të luajë ndeshjen e kthimit kundër portugezëve.

Related posts

PRAPASKENA/ “Duka ndërhyri te FIFA”, ish-presidenti i Federatës Italiane: Ja si na e bllokoi De Biasin…

Delo.autor

MOMENT EMOCIONUES/ Shikoni si vajzat moldave këndojnë himnin shqiptar (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ RONALDO i propozon Georginës MARTESËN: Vlera e UNAZËS është një ÇMENDURI…(FOTO) 

Isa.Autor

Leave a Comment