Futboll Sport

ROMA-MOU TENSION I LARTË/ “Speciali” i pakënaqur, merkato mund të sjell divorc mes palëve

Mourinho-Roma, diçka nuk shkon. Sipas Corriere dello Sport, tekniku portugez nuk është aspak i lumtur nga mënyra se si klubi po lëviz në tregun e transferimeve, këtë nuk e fsheh. Deri në këtë pikë në kryeqytet kanë zbarkuar 4 lojtarë, të katërt me kosto zero, por Mourinho po kërkon me të madhe një qendërsulmues. Objektivi i tij kryesor është Alvaro Morata, por klubi nuk po bën asgjë për t’i realizuar këtë dëshirë. Sigurisht UEFA dhe rregullat e Fair Play Financiar nuk e lejojnë Romën të lëviz shumë në treg, për këtë arsye drejtuesit e klubit kërkojnë të sakrifikojnë ndonjë lojtarë.

Uc Sampdoria V As Roma Serie A
Emri i parë është Roger Ibanez, mbrojtësi mund të sjell para në arkat e klubit, por kjo nuk është rruga që Mourinho preferon. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit nuk kanë lëvizur as për t’i ofruar trajnerit një kontratë të re, pasi sipas Corriere dello Sport, e ardhmja e Mourinho është e lidhur ngushtë me mënyrën se si do të mbyllet kjo merkato.

Related posts

YJET E PËRZGJEDHUR NGA MBAPPE/ Ja formacioni që po çmend rrjetet sociale!

Delo.autor

FORMULA 1/ Zbulohet kalendari i garave për vitin 2021, dy pista të reja dhe rekord me 23 pista

Delo.autor

JUVENTUS-ATLETICO MADRID/ “Zonja e Vjetër” kalon në avantazh, shënon CR7

Delo.autor

Leave a Comment