Futboll Sport

NUK MORI DOT DECLAN RICE/ Manchester City ofron 105 milionë euro për yllin e Barcelonës

Manchester City do Frenkie De Jong. Mesfushori i Barcelonës është objektivi i Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm. Duke humbur Declan Rice, i cili do të shkojë tek Arsenal, Qytetarët i janë drejtuar një tjetër objektivi.

Për mesfushorin e ëest Ham-it ata kishin ofruar rreth 90 milionë sterlina, por oferta e fundit e Arsenalit prej 100 milionë plus 5 në bonuse nxori nga gara kampionët e Europës.

City, duke humbur edhe Gundoganin ndaj Barcelonës, duhet të mbushin një boshllëk në mesin e fushës dhe, sipas The Sun, lojtari i Blaugranas mund të jetë një opsion shumë interesant.

Ndër të tjera, holandezi prej disa kohësh ishte në shënjestër të Manchester United, por në fund operacioni nuk u realizua. Tani De Jong mund të zbarkojë në Manchester, por në anën tjetër të qytetit.

Kampionët e Anglisë dhe Europës janë të gatshëm të ofrojnë të njëjtën shumë që ofruan për Declan Rice, 90 milionë sterlina (rreth 105 milionë euro).

Related posts

TRIUMFI NË DERBIN NDAJ LUSHNJES/ Apolonia siguron zyrtarisht biletën për në Superiore

Delo.autor

E ARDHMJA E MESFUSHORIT MERR DJRETIM/ Xhaka rikthehet në Premier League?

F.autor

LIVE/ Liga e Europës: Një SHQIPTAR i shënon Rejnxhersit të Grezdës, Lacio vuan ndaj Eintraktit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment