Futboll Sport

OFERTA E BUJSHME NGA ARABIA PËR IMMOBILE/ Lotito dhe lojtari analizojnë situatën

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka marrë një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Arabia Saudite për kartonin e Ciro Immobile. Siç njoftojnë mediat saudite, sulmuesi ka gati një kontratë për dy vite, me 18 milionë euro pagë në sezon. Ashtu si Lotito, edhe sulmuesi italian është duke e menduar këtë mundësi.

Vetëm pasi të ketë marrë dritën jeshile të lojtarit, Lotito do të jetë në gjendje të fillojë të negociojë çmimin më të lartë me klubet e interesuara (Al Shabab dhe Al Wheda) për të maksimizuar të ardhurat dhe për të dalë në treg për të kërkuar një zëvendësues për kapitenin e ekipit.

E njëjta manovër e bërë për Milinkovic-Savic, shitur për 40 milionë te Al-Hilal pavarësisht kohës së pakët për negociata.

Related posts

Ish-mbrojtësi i Milanit “kopjon” Sergio Ramos dhe bëhet qesharak në Kinë – VIDEO

Sadik.Autor

U HODH POSHTË FITORJA 3-0 NË TAVOLINË/ Juve-Napoli, merret vendimi kur do të luhet ndeshja

Delo.autor

“ROMELU LUKAKU VLEN MË SHUMË SE LEWANDOWSKI”/ Bobo Vieri: Inter i dënuar për titullin, por…

Delo.autor

Leave a Comment