Futboll Sport

ARMANDO BROJA NUK PRANON TË LËVIZË NGA CHELSEA/ Do të luftojë për një vend titullari

E përditshmja britanike “Daily Express” shprehet se pavarësisht interesimit të vazhdueshëm që ka shfaqur skuadra e West Ham, sulmuesi shqiptar Armando Broja do të vazhdojë të luajë me Chelsea.

Sulmuesi 21-vjeçar, që vjen nga dëmtim i gjatë, që e mban jashtë fushave që prej dhjetorit, do të përpiqet të bindë trajnerin Pochettino. Broja nuk ka udhëtuar për në Amerikë me skuadrën dhe disa mesazhe të tij në rrjetet sociale lanë të mendosh se ai mund të luajë diku tjetër.

Gjithsesi, duket se Broja ka të tjera plane, pasi ai do të qëndrojë në Chelsea dhe do të luftojë për vendin e tij sezonin e ardhshëm. Edhe pse Chelsea ka sjellë mjaft sulmues të rinj në “Stamford Bridge” si Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson, në klubin londinez mendojnë se shqiptari është një lojtar me potencial masiv.

Broja ka për qëllim të qëndrojë në Chelsea dhe të fitojë vendin e tij në formacionin titullar të Pochettino për sezonin e ardhshëm. Duket se nuk ka asnjë shans që transferimi të kryhet këtë verë, ndërsa mungesa e lojtarit nga skuadra parasezonale është vetëm për faktin se ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i gjurit që pësoi në dhjetor.

Related posts

ME GISHTAT TË BASHKUAR/ Ikardi harron Uanda Narën, hidhet në krahët e të dashurës së re (FOTO)

F.autor

E PABESUESHME/ Sanchez nuk udhëton në SHBA me skuadrën, i refuzohet viza amerikane

Isa.Autor

VLLAZNIA-SKËNDERBEU/ Brdariç: Marrim më të mirën edhe ndaj “Korçarëve”

Delo.autor

Leave a Comment