Futboll Sport

U AFRUA TE MILANI/ Mesfushori: Jam krenar, ja me kë komunikova para se të transferohesha këtu

Tijjani Reijnders zgjodhi të kalojë te Milani, pas një aventure te AZ Alkmaar. Mesfushori holandez do të nisë një eksperiencë të re në Itali, me trajnerin Piolin e sheh lojtarin si të domosdoshëm për skemat e tij. Vetë Reijnders ka dhënë një intervistë për kanalet e klubit, ku tha se është krenar që do luajë për ekipin nga Milano.

“Fillimisht fola me Moncada-n dhe Pioli-n dhe ata më shpjeguan se çfarë prisnin nga unë, ata e bënë zgjedhjen time shumë të lehtë. Jam shumë krenar që do luaj për këtë klub” – Tha ai. Milan deri më tani ka bërë një punë të mirë në merkato, ku ka afruar edhe lojtarë si Loftus-Cheek dhe Pulisic.

Related posts

STATISTIKA TË JASHTËZAKONSHME/ “Muri” solid Alisson-Van Dijk, Liverpool në qiellin e shtatë

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ “Ylli” i Arsenalit pranë transferimit në Serinë A (FOTO)

Delo.autor

17 NDESHJE DHE 2 GOLA NË KËTË SEZON/ Tek Real Madrid nuk e duan, Vinicius nxirret në shitje për të rregulluar bilancin

Delo.autor

Leave a Comment