Futboll Sport

TENOVELA E “BOMBERAVE”/ Lukaku bën lëmsh rrjetin, por Juve fut në lojë edhe Vlahovic

Romelu Lukaku dhe e ardhmja e tij janë kthyer në një telenovelë verë, me Big Rom që i është bashkuar valsit të “bomberave” që pritet të ndryshojnë ambient. Nga Belgjika, Lukaku bëri lëmsh tifozët teksa kur u pyet mbi transferim të mundshëm te Juventus theksoi se ky operacion i duket i vështirë për tu realizuar. Ndryshe nga deklarata e Lukakut, në Itali vijojnë të insistojnë, sulmuesi ka në mendjen vetëm “Zonjën e Vjetër”, ndërsa drejtuesit e Juves po bëjnë gjithçka për të realizuar këtë transferim.

Corriere

Lukakun e pret në Torino një kontratë 3-vjeçare nga ku do të përfitojë 9 milionë euro në sezon, ndërsa Juventus duhet të paguajë 40 milionë euro në arkën e Chelsea për të siguruar kartonin e tij. Sigurisht, në këtë pikë, Juve e ka të vështirë të investojë 40 milionë euro kesh, për këtë arsye kërkojnë të përfshijnë në negociata Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb nga ana e tij pret që Mbappe të largohet nga PSG, në mënyrë që klubi francez të hidhet në sulm për të. Kjo situatë, jo pak e ndërlikuar, pritet të zgjasë edhe për pak kohë pasi këtë verë e ardhmja e sulmuesve më të mirë në qarkullim është e lidhur ngushtë ndërmjet tyre.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NË MERKATO/ Beckham “shënjestron” Messin dhe Ronaldon për t’i transferuar tek… Inter Miami

Delo.autor

Tre ekipe nga Bundesliga në garë për lojtarin e Milanit

Sadik.Autor

Gjermania hedh kandidaturën për Euro 2024

Sadik.Autor

Leave a Comment