Futboll Sport

ZYRTARE/ Marrëveshje Juventus-Fiorentina, mesfushori largohet nga Torino

Arthur Melo është bashkuar me Fiorentinën. Mesfushori brazilian është larguar nga Juventus-i për t’u bërë pjesë e skuadrës vjollcë, por bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje.

Fiore ka konfirmuar shifrat e operacionit pas marrëveshjes. Fiorentina do të paguajë 2 milionë euro për huazimin vjetor të lojtarit plus 2 milionë euro shtesë. Klubi nga “Artemio Franchi” ka një opsion për ta bërë të përhershëm transferimin e Arthur Melo në vitin 2024 për 20 milionë euro.

Arthur kaloi sezonin e fundit në huazim te Liverpool, por luftoi me disa lëndime në Anfield dhe bëri vetëm një paraqitje në ekipin e parë. Kjo nuk është lëvizja e parë që Fiorentina bën në këtë merkato, pasi përveç rinovimit të Biraghit, ka afruar edhe talentin Parisi.

Related posts

NJË TJETËR POLAK NË “SAN SIRO”/ Milan gati “goditjen” e radhës në Angli tek…

Delo.autor

Simulimi i Mbappe/ Lineker: “Nga kush të ketë mësuar vallë…

Isa.Autor

PAS AKUZAVE PËR PËRDHUNIM/ Neymar publikon të gjitha mesazhet dhe FOTOT intime

Delo.autor

Leave a Comment