Futboll Sport

BUZËQESH SYLVINHO/ Redon Xhixha sulmuesi i momentit, “firmosi” golin e 5-të në Evropë

Sylvinho, trajneri i Kombëtares, ka një arsye më shumë për të buzëqeshur këtë periudhë. Redon Xhixha, ish sulmuesi i Tiranës, po kalon një moment fantastik duke qenë protagonist absolut tek ekipi i tij, Karabak. Xhixha realizoi një tjetër gol në sfidën kundër Rakow, në kualifikueset e Champions League. Pa frikë, Xhixha mund të konsiderohet si sulmuesi më në formë kuqezi këtë periudhë pasi ky ishte goli i pestë i tij në këtë aventure evropiane me Karabak. Xhixha jo vetëm ka fituar postin e titullarit, i paprekshëm, por ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me golin.

Për fat të keq, goli i tij në minutën e 60-të nuk mjaftoi për t’i dhuruar kualifikimin Karabak, me azerët që tashmë do të luajnë në raundin e tretë të Europa League. Xhixha nuk është grumbulluar asnjë herë nga Sylvinho, por këtë herë diskutimi është ndryshe pasi sulmuesi po kalon momentin e tij më të mirë.

Related posts

Post Inter-Juventus/ Tifozët e Interit gjejnë fajtorët, ja kush janë

Sadik.Autor

KRYEVEPËR E MESSIT/ PSG feston titullin e 10 kampion edhe pa fitore (VIDEO)

F.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Zvicër-Spanjë. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment