Futboll Sport

E PRESIN TE INTERI/ Por mbrojtësi rikthehet në stërvitje me Bajernin bashkë me Nojerin

Benzhamin Pavard është një hap larg kalimit te Interi. Por ndërsa italianët presin mbrojtësin francez që të shfaqet në klub për të hedhur firmën në kontratë, sot ai është shfaqur në stërvitje përsëri me Bajern Mynih.

Erdhe pse ka një akord mes klubeve për transferimin e futbollistit në Milano, klubi gjerman ka bërë të qartë se lëvizja do të finalizohet vetëm pasi të jetë gjetur një zëvendësues për futbollistin e saj. Për këtë arsye, Pavard është lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen në kampionat, por është rishfaqur rregullisht në stërvitje gjatë ditës së sotme.

Ai nuk ka qenë i vetëm pasi pas 8 muajsh, në ambientet e klubit për t’u stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës ishte edhe Manuel Nojer. Portieri mungon që nga fundi i vitit të kaluar, kur pësoi një dëmtim teksa ishte me pushime. Ai iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe tashmë pritet që të kthehet përsëri efektivisht në radhët e bavarezëve për të dhënë kontributin e tij nën urdhrat e Tomas Tuhel./ Panoramasport

Related posts

U RËNDIT I 6 NË BOTË/ Reagon Calja: Do të vazhdoj të derdh gjak e djersë për këtë flamur

Isa.Autor

E FRIKSHME/ Derbi i Stambollit mbyllet me “GJAK”, luftë e vërtetë mes lojtarëve (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

“DHURATA MË E BUKUR PËR KËTO KRISHTËLINDJE”/ Videoja e Maradonës “shkatërron” rrjetin

Isa.Autor

Leave a Comment