Futboll Sport

“JAM I BEFASUAR”/ Pirlo flet për përjashtimin e Bonuccit nga Juventus

Ndeshja e parë e ish-juventinit Andrea Pirlo në Serie B. Në stolin e Sampdorias, ai mundi Ternana 1-2, falë golave të La Gumina dhe Depaoli.

Në fund të ndeshjes, trajneri i Sampdorias foli për “Sky Sport” mbi zgjedhjen e bërë nga “Zonja e Vjetër” për ta nxjerrë jashtë skuadrës Bonuccin: “Më vjen keq, sepse ai ishte partneri im. Po kështu, isha edhe trajneri i tij dhe e di se sa shumë kujdeset për të luajtur me Juventusin.

Unë jam i befasuar nga kjo gjë, por mendoj se tashmë kishte gjëra mes tyre. Ndoshta ata kishin folur tashmë në fund të sezonit të kaluar, por nuk mund ta di. Më vjen keq për të, por në fund të fundit vendimet merren nga klubi”./

Related posts

NGA PROBLEMI I GOLIT TEK SFIDA NDAJ KAZAKISTANIT/ Edi Reja: E ardhmja ime tek Shqipëria varet nga…

Delo.autor

Merkatoja e Milanit, pista më intriguese për tifozët!

Sadik.Autor

ANDORRA-SHQIPËRI/ Edi Reja kërkon fitoren, i beson dyshes së sulmit Cikalleshi-Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment