Futboll Kategoria Superiore Sport

MENDOHET LËVIZJA E BUJSHME NË MERKATON E SUPERIORES/ Duamena projektohet të shkëmbehet me… Da Silvën

Partizani ka një skuadër të kompletuar në të gjitha repartet, përshirë edhe sulmin, por ende është në kërkim të një “killer”-i gjakftohtë para portës. Të kuqtë po punojnë në disa pista, pavarësisht se koha tashmë është armiku kryesor dhe sulmuesit me cilësi janë akomoduar nëpër ekipet e tyre. “Panorama Sport” mëson se një nga opsionet që Partizani ka në tavolinë është edhe Rafael Duamena.

Sulmuesi i Egnatias është një nga më të mirët e kampionatit tonë dhe kurrsesi nuk mund të mos kalonte në radarin e Partizanit, që na ka mësuar tashmë të mbledhë lojtarët më të mirë të kampionatit. Të kuqtë janë gati të përfshijnë Viktor da Silvën në tratativat me Egnatian për mbërritjen te ganezi. Sipas burimeve pranë klubit të kuq, Partizani është gati t’i japë Egnatias Da Silvën, plus para “cash” në këmbim të afrikanit.

QËNDRIM “I HEKURT” – Pavarësisht dëshirës së të kuqve, mbërritja te Duamena është një mision shumë i vështirë, pasi deri më tani presidenti Demrozi ka mbajtur një qëndrim të hekurt në lidhje me largimin e mundshëm të sulmuesit, i cili së fundmi rinovoi edhe kontratën me rrogozhinasit. Kështu, vetëm një shifër e çmendur apo një këmbëngulje “e çeliktë” e lojtarit do të mund të bënte që ky operacion të materializohej. Partizani ka treguar shpesh se është gati të harxhojë shuma të konsiderueshme për lojtarët dhe pritet që të këmbëngulë.

E vetmja ndrojtje e të kuqve është e kaluara mes dyshimeve për probleme kardiake të sulmuesit nigerian, çka e komplikon shitjen e mundshme të tij në ligat e mëdha europiane. Ndërkohë, një çështje është edhe vullneti i Da Silvës, i cili prej ditësh është i pezulluar nga trajneri Zekiç dhe nuk është përfshirë në skuadër. Duhet thënë se para se të transferohej tek Egnatia, Duamena ka qenë shumë pranë Partizanit.

Related posts

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Seria A drejt kolapsit financiar, vetëm në tre muaj humbet….

Delo.autor

FAT I KEQ PËR SULMUESIN E KOMBËTARES/ Dëmtohet Manaj pas rikthimit nga “Kuqezinjtë”, ja sa rrezikon

Delo.autor

Te Lazio e pranojnë; De Vrij drejt Interit, por… ka konkurrencë

Q.Autor

Leave a Comment