Futboll Sport

BROJA GATI EDHE PËR KOMBËTAREN? Çelsi planifikon “ndeshje me dyer të mbyllura” për sulmuesin

Armando Broja është shumë pranë kthimit në fushën e lojës. Të paktën kështu pretendojnë në Angli, ky sulmuesi vazhdon prej muajsh rikuperimin e tij nga dëmtimi i rëndë që pësoi në gju dhe që kërkoi ndërhyrje kirurgjikale. Futbollisti pritej të mungonte në listën e Silvinjos për ndeshjet e shtatorit, por tashmë në Angli pretendojnë se Çelsi po bën gati kthimin e tij në fushën e lojës në një ndeshje kontrolli.

Gazetari i njohur sportiv britanik, Sajmon Filips, ka bërë të ditur se futbollisti është shumë pranë kthimit në formë dhe tashmë Çelsi po mendon të organizojë një ndeshje ku trajneri Poçetino ta shohë më në fund nga afër në veprim sulmuesin, duke vlerësuar edhe formën e tij fizike. Tekniku i londinezëve u shpreh publikisht rreth sulmuesit shqiptar në javën e kaluar, duke insistuar se ai do të vazhdojë te blutë.

“Armando Broja po i afrohet kthimit në formë pas dëmtimit në gju dhe pritet të jetë në gjendje të afrojë rikthimin shumë shpejt në një ndeshje me dyer të mbyllura ose me ekipin U21 të Çelsit”, shkruante ai në rrjetet sociale.

Tani mbetet të shihet kur do të organizohet ky test për të verifikuar gjendjen e Brojës dhe nëse do të jetë në kohë që Silvinjo të ketë të paktën në gatishmëri lojtarin, për të cilin ka deklaruar gjithmonë se e sheh si pjesë të rëndësishme të planeve të tij, edhe pse deri tani nuk ka pasur mundësinë ta shohë në veprim nga afër.

Related posts

Trajneri i PSG-së provokon Realin

Q.Autor

TIRANA-TEUTA/ Interesim i lartë për ndeshjen në “Air Albania”, ja sa bileta janë shitur (FOTO)

Delo.autor

DESCHAMPS “VOTON” PËR “TOPIN E ARTË”/ Ja kush do ta fitojë…

Isa.Autor

Leave a Comment