• foto galeri
  • foto galeri

“Një shtëpi shumë e madhe në qytet”, shkruan Daily Express në faqen e parë, titull i ngjashëm me Mirror. Dy të përditshmet bashkohen në një pikë, Harry Kane pritet të largohet, me palët që do të gjejnë një akord të shpejtë pasi diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk është shumë e madhe. Bayern ofron 93 milionë euro, plus bonuse, ndërsa Tottenham kërkon 100 milionë euro. Daniel Levy pritet të thyhet këtë herë pasi rrezikon shumë që në 2024 të humbas falas “bomberin” anglez.