Futboll Seria A Sport

NDESHJA MILAN-JUVENTUS/ Ish-kolegët “masakrojnë” arbitritin Irrati: Gabime të rënda, ja pse

Masimo Kieza, ish-arbitri italian, për “Calciomercato.com” analizoi gjykimin e Irratit në Milan-Juventus dhe nuk e kurseu ish-kolegun: “Ndeshje për t’u harruar për Irratin. Te goli i Kalabrias, protestat e Juventusit janë të justifikuara. Në fillim të aksionit, Çalhanoglu ndërhyn ndaj Rabiosë me pjesën e ijës. Kontakti nuk është shpatull me shpatull, është faull dhe duhej penalizuar. Orsato në VAR nuk ndërhyri, lejoi gjykimin e Irratit i cili ishte pranë aksionit. Goli duhej anuluar.
Në 70’, një tjetër gabim i rëndë në gjykim: mungon i kuqi për Bentankurin, i cili pasi ishte ndëshkuar me të verdhë, hyn në sparkatë në kohë vonesë të pastër ndaj Kastijehos. Irrati lejon avantazhin, por pastaj në mënyrë të pashpjegueshme nuk ndëshkon juventinin (VAR nuk mund të ndërhyjë për kartonët e verdhë). Në 93’, mungon një penallti e pastër për Milanin: këmba e Rabiosë në zonë godet gjurin e Diazit, i cili rrëzohet”.

Edhe ish-arbitri Mauro Bergonzi mendon se goli i parë i Milanit duhej anuluar: “Çalhanoglu shkoi direkt drejt Rabiosë, pa mundur të prekë topin. VAR nuk mund të ndërhynte, sepse nuk ishte një gabim i qartë”.

Related posts

Rashica nuk luan/ Werder Bremen mposht Hertën dhe merr vendin e dytë

Isa.Autor

LIVE/ Liga e Europës: 18 gola të shënuar, njihuni me të gjitha rezultatet e pjesëve të para (VIDEO)

Isa.Autor

Gabigol ‘dështon’ në Europë, një hap larg rikthimit te Santos

Q.Autor

Leave a Comment