Futboll Sport

ARGJENTINA FITON PA MESSIN/ Brazilit i mjafton një gol në të 90-ën

Argjentina, kampionia e botës në fuqi, vijon me fitoret, duke marrë të 12-ën radhazi. Edhe pse pa Lionel Messin, bardhekaltrit ia dolën në një transfertë të vështirë për nga kushtet, duke mposhtur 3-0 Bolivinë. Gjashtë pikë të plota për Argjentinën në grupin e skuadrave të Amerikës së Jugut, duke kryesuar së bashku me Brazilin fushatën kualifikuese të Botërorit 2026.

Në mungesë të Messit, shiritin e kapitenit e mbajti Anhel di Maria, i cili shkëlqeu me dy asiste në golat e parë, të cilët u shënuan nga Enzo Fernandez dhe Nikolas Taljafigo. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë për argjentinasit. Ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 83′ u shënua edhe goli i tretë nga Nikolas Gonzales, që vulosi fitoren e ekipit të Skalonit.

Related posts

Mediat angleze zbulojnë arsyet pse HAZARD pritet të largohet nga Chelsea

Isa.Autor

PLANIFIKON GODITJEN E DYFISHTË/ Kampionët francez gati 80 milionë euro për dy lojtarët e Milan…

Delo.autor

SHPJEGON SE VICTORIA ËSHTË SI PIPPO INZAGHI/ Beckham: Ka 25 vite që ha saktësisht të njëjtat gjëra

Delo.autor

Leave a Comment