Breaking News Futboll Sport

BARAZIM I ËMBËL/ Shqipëria del me pikë nga Çekia, një kryevepër e Bajramit “hesht” Pragën

Shqipëria ka marrë një pikë të artë në rrugën për në Euro 2024, teksa barazoi 1-1 në “Pragë”, në “Fortuna Arena”, ndaj Çekisë. Kuqezinjtë e filluan ndeshjen me shumë dëshirë për të sulmuar, teksa në minutat e para Seferi nuk mbërriti dot një top të ardhur nga krahët, ndërsa pak më pas një iniciativë e Cikalleshit nga krahu i majtë, edhe pse offside, shqetësoi jo pak portën kundërshtare.

Djemtë e Sylhavit lëshuan sinjalin e parë serioz në minutë ne 13-të, por gjuajtja e Cerny është tepër e lehtë për Berishën, i cili e kishte të thjeshtë të neutralizonte topin. Kuqezinjtë morën zemër dhe provuan të bënin diçka konkrete në minutën e 26-të, Asani gaboi përballë portierit, arbitri qëtësoi lojtarin shqiptari pasi ishte thjeshtë një pozicion jashtë lojë. Jasir Asani u shfaq protagonist në minutën e 27-të, këtë herë me asist maestral për Cikalleshin, por sulmuesi bëri zgjedhjen e gabuar duke provuar të driblojë portierin. Në fundin e pjesës së parë djemtë e Sylvinhos gabuan në prapavijë, fati ishte me kombëtaren tonë pasi Soucek nuk u tregua i saktë nga një pozicion tejet i favorshëm.

Fraksion i dytë nis me malore për Shqipërinë, Ismajli nuk largoi si duhet një top nga zona, realizoi Provod, me festën që nuk zgjati shumë pasi VAR anuloi golin për pozicion të parregullt.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Cancelos, Bernardo Silva zhbllokon sfidën për “Qytetarët” (VIDEO)

Delo.autor

BOSNJE-FRANCË/ Trajneri Deschamps: Formacioni? Do të luajnë ata lojtarë që janë më në formë, nuk duam të…

Delo.autor

GJIGANTËT NUK JANË VETËM DUKE HUMBUR PIKË/ Ja kostot financiare të dështimeve në Champions tek Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment