Futboll Kosova Sport

ËSHTË RIKTHYER MË I URITUR SE KURRË/ Rashica nuk di të ndalet me Werder Bremen, shijoni golin e kosovarit (VIDEO)

Milot Rashica është rikthyer pak kohë më parë nga dëmtimi dhe duket se është rikthyer më i uritur se kurrë.

Mesfushori shqiptar po kthehet në protagonist me Verder Bremenin duke shënuar thuajse në çdo ndeshje dhe sot ka realizuar një tjetër gol me skuadrën e tij.

Që në minutën e 9 të takimit, Rashica ka kaluar Verderin në avantazh me një gol mjaft të bukur, teksa ky është njëkohësisht edhe goli i tij i tretë në 3 ndeshjet e fundit. ai i ka shënuar edhe Leverkusenit dhe Hofenhaimit pak ditë më parë, teksa ka shënuar edhe në ndeshjet e tjera.

Rashica ka arritur të ndëshkojë edhe ekipe si Dortmundi apo Frankfurti teksa po kalon një moment fantastik.

Sezonin e kaluar ai kishte shënuar 9 gola në 26 ndeshje të kampionatit teksa këtë sezon numëron 3 gola në 5 ndeshje. Ai ka shënuar edhe 2 gola në 2 ndeshje të Kupës.

Related posts

Francë-Argjentinë/ Gazeta L’Équipe paralajmëron Argjentinën dhe Messin: Nuk kalon!

Isa.Autor

ÇËSHTJA “DONNARUMMA”/ Menaxheri i tij luan me “dy porta” kundër Milanit

Delo.autor

PRAPASKENAT E “SKËNDERBEUT TË RI”/ Zbulohen lëvizjet e presidemtit Takaj, ja si do të ndryshojnë korçarët

Delo.autor

Leave a Comment