Futboll Sport

ÇUDI NË LA LIGA/ Lojtarët dalin për kafe në aeroport dhe humbin avionin për ndeshjen e sotme

Aventurë e pakëndshme për skuadrën e Las Palmas. Klubi i La Liga është përballur me një telash të pazakontë para sfidës së sotme ndaj Seviljes, pasi një pjesë e futbollistëve kanë humbur avionin për shkak se kanë dalë për kafe, duke u bërë objekt talljesh në rrjet nga tifozët.

Klubi i Las Palmas kishte organizuar udhëtimin në darkën e të shtunës për sfidën e sotme që luhet në Sevilje dhe udhëtimi do të bëhej me tranzit në Madrid. Në fillim lojtarëve u tha se do të kishte një vonesë në nisjen e avionit dhe një grup prej 15 futbollistësh dhe 2 fizioterapistë shkuan në një nga lokalet e njohura të aeroportit të Gran Kanarie.

Ata u vonuan për t’u paraqitur më pas në check-in dhe humbën avionin me të cilin pjesa tjetër e ekipit udhëtoi fillimisht drejt Madridit e më pas drejt Seviljes. Sigurisht klubi u vu në lëvizje dhe u detyrua të organizonte një udhëtim charter për futbollistët që kishin mbetur në aeroport, në mënyrë që edhe ata të mbërrinin në orët e para të mëngjesit të së dielës në Sevilje./Panorama Sport

Related posts

“MBRETI” I INSTAGRAMIT/ Ja sa para fiton Cristiano Ronaldo për çdo postim

Isa.Autor

MESSI APO RONALDO? Statistikat nxjerrin “Pleshtin” 118 ndeshje më pak (FOTO)

Delo.autor

Nuk luajti kundër Realit dhe Valencias. Sadiku tregon arsyen pse s’po debuton me Levanten

Q.Autor

Leave a Comment