Futboll Sport

FESTË DHE PREMTIM PËR TIFOZËT/ Rashica i lumtur pas golit të parë me Besiktas

Milot Rashica ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e skuadrës së re, Besiktas.

Besiktas ka marrë një fitore komode 2-0 ndaj Sivaspor para tifozëve të saj, teksa Milot Rashica realizoi golin e dytë në këtë sfidë. Sulmuesi kosovar e nisi ndeshjen si titullar dhe qëndroi në fushë për 63 minuta kur u zëvendësua nga Zaynutdinov.

Pas ndeshjes, Rashica ka folur për faqen zyrtare të klubit duke thënë se është i lumtur që shënoi, por më e rëndësishme ishte fitorja dhe tre pikët.
“Jam shumë i lumtur që shënova dhe ndihmova ekipin tim. Gjëja më e rëndësishme ishte të kishim tre pikët sot, ne fituam para tifozëve tanë.

Tani vijnë ndeshjet e Kombëtareve dhe përveç meje kam edhe shumë shok të skuadrës që do të largohen.
Do të kthehemi më të fortë nga pushimi kombëtar. Si ekip, ne po përmirësohemi çdo ditë. Jemi vetëm në fillim të sezonit. Së bashku do të bëjmë gjëra shumë më të mira”, deklaroi Rashica.

Besiktas pas tre xhirove të para në kampionat ka grumbulluar shtatë pikë, dy më pak se lideri Fenerbahce.

Related posts

Refuzoi miliardat e Bayern/ Talenti i Hamburg: Më mjaftojnë paratë që fitoj nga… (VIDEO)

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Reali fiton derbin dhe tregon kush është kampioni, Atletico mbetet në krye

Delo.autor

REALIZOI TRIPLETË ME BARCELONËN NË MIQËSORE/ Spanjollja “AS”: Rey Manaj, sulmuesi i 50 milionë eurove

Delo.autor

Leave a Comment