Futboll Sport

NUK NDALET NEYMAR/ Kapet mat duke puthur dy vajza, partnerja: Jam e zhgënjyer

Neymar nuk ndryshon sa i përket marrëdhënieve me femrave, i destinuar të tradhtojë sa herë i jepet mundësia. Sulmuesi brazilian është kapur nga disa paparacë teksa po puthej me dy vajza në një festë.

E gjitha kjo vetëm pak ditë para lindjes së vajzës, që ai pret nga partnerja aktuale Bruna Biancardi. Kjo e fundit kishte falur tashmë një tradhti disa muaj më parë, e kompletuar me faljen publike nga sulmuesi.

“Mirëdita, jam e vetëdijshme për atë që ka ndodhur dhe jam e zhgënjyer sërish, – shkruan Bianca Biancardi në Instagram. – Gjithsesi, në fazën e fundit të shtatzënisë, vëmendja dhe shqetësimi im janë të drejtuara ekskluzivisht te vajza. Kjo është gjithçka që unë do të mendoj për momentin. I vlerësoj mesazhet tuaja të dashurisë”.

 

 

Neymar dhe Bruna Biancardi kanë një lidhje të hapur prej disa kohësh, duke pasur parasysh pasionin e njohur të futbollistit për femrat. Modelja i kishte kërkuar partnerit të saj vetëm dy gjëra, të mos puthë vajzat në buzë dhe të merrte masa mbrojtëse nëse frekuentonte vajza të tjera, gjëra të cilat nuk i ka përmbushur.

Related posts

ERDHI ME BUJË TEK VLLAZNIA/ Nuk la asnjë shenjë me shkodranët, largohet mesfushori 25-vjeçar

Delo.autor

TALENTI SHQIPTAR VAZHDON SHKËLQIMIN/ Ja vlerësimi që merr mesfushori Selahi në kampionatin holandez…

Delo.autor

HISTORIA INTERESANTE/ Si “normali” Ronaldo priti 40 minuta për një tavolinë në restorant

Delo.autor

Leave a Comment