Gossip Sport

“PËR 24 ORË U PASUROVA MË SHUMË SE NË RING”/ VanZant: OnlyFans më ndryshoi jetën

Sportistja bukuroshe Paige VanZant pati një karrierë të suksesshme në sportet luftarake, që e lejoi atë të fitonte shuma të mira gjatë dueleve që zhvillonte në kafaz. Gjithsesi kjo shumë nuk është asgjë me të ardhurat që ajo fiton si anëtare e faqes së njohur OnlyFans.

Pas largimit të saj nga UFC, luftëtarja u ndesh me OnlyFans dhe shpejt zbuloi se ajo mund të fitonte para serioze pa e vënë në rrezik trupin e saj. VanZant zbuloi në një intervistë të fundit se ajo fitoi më shumë para në 24 orë në OnlyFans se sa përgjatë gjithë karrierës sportive.

“Kam qenë vërtet me fat që karriera ime, edhe jashtë UFC dhe jashtë luftimeve, ka qenë mjaft e suksesshme. Kam punuar shumë shumë në industri të tjera dhe duke u përpjekur të kaloj tek një personalitet më i zakonshëm.

Por vetëm OnlyFans ka qenë padyshim burimi im më i madh i të ardhurave. Unë kam fituar më shumë para në 24 orë në Only Fans se sa gjatë gjithë karrierës time në sportet luftarake.

Tani është e vështirë të largohesh. Ndihem sikur, kur je një nga ata njerëz që ke lindur i varfër, je rritur i varfër dhe më pas bëhesh i pasur” – u shpreh VanZant, e cila ka braktisur ringun për të përfituar shumë më shumë në platformën për të rritur.

Related posts

“BLACK LIVES MATTER”/ Gjesti kundër racizmit, vetëm 4 futbollistë të Italisë ulen në gjunjë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ U takua me tenistin Djokovic, ylli i NBA-së pozitiv me COVID-19

Delo.autor

BAYERN NË FESTË/ Lewandowski rrëfehet: Dëshiroja të largohesha, ja arsyet

Isa.Autor

Leave a Comment