Futboll Sport

SHQIPËRI-POLONI/ UEFA njofton se ndeshja do të nisë me 1 minutë heshtje

Shqipëria do të përballet me Poloninë në sfidën më të rëndësishme në vitet e fundit.

Por ky duel do të nis me një minutë heshtje dhe këtë e ka vendosur shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA.

UEFA ka vendosur që ndeshja të nis me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që ka goditur Marokun.“Mendimet e futbollit evropian janë me njerëzit e Marokut në këto kohë të vështira. Viktimat e tërmetit tragjik në Marok do të përkujtohen në të gjitha ndeshjet e ardhshme të ekipeve kombëtare dhe klubeve”, lexohet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.

Një tërmet i fortë goditi shtetin afrikano-verior të premten pasdite me magnitudë 7,2 të Rihterit.

Mbi 2 mijë persona kanë ndërruar jetë, teksa të shumtë janë edhe të lënduarit nga kjo ngjarje e tmerrshme./

Related posts

INCIDENTI NË ANGLI-KROACI/ Tifozi ra nga shkallët e “Wembley” dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ Interi barazon rezultatin kundër Chelsea (VIDEO)

Isa.Autor

I PANDALSHMI I KOMBËTARES/ Anis Mehmeti kthehet te Shqipëria si “rival” i kapitenit Gjimshiti

F.autor

Leave a Comment