Futboll Sport

MIQËSORJA NDAJ IZRAELIT/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Izraelit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran zbriti në fushë i plotë, përveç sulmuesit Myrto Uzuni, i cili po kalon një gjendje gripale dhe do të vlerësohet përsëri nesër nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Skuadra zhvilloi ushtrime fizike, si edhe skema tekniko-taktike. Në skuadër mbizotëron fryma pozitive dhe motivimi për të arritur një rezultat pozitiv nesër.

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Izraelin në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Biletat janë të disponueshme online në ebileta.al dhe pranë pikës fizike te stadiumi “Air Albania”.

Related posts

ZYRTARE/ Vendoset gjithçka! Derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana do të zhvillohet në…

F.autor

Deklarata e bujshme: “Ronaldo u largua nga Real Madrid sepse do të vinte Neymar!”

Isa.Autor

ANKTH TEK FORMULA 1/ E fejuara e një piloti është me koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment