Futboll Sport

STATISTIKAT/ Kurrë tre fitore radhazi në kualifikuese të një Europiani, Shqipëria luan për herë të parë sfidë zyrtare me Çekinë

Që kur ka marrë drejtimin e kombëtares në vitin 2018, trajneri i Çekisë, Jaroslav Shilhavi, i ka fituar të pesta ndeshjet kualifikuese të një Europiani në shtëpi.

Kjo edhe për faktin se skuadra e tij i vret shpejt ndeshjet. Ajo ka shënuar brenda 20 minutave të para në katër raste. Çekët na kanë mundur 3-1 në një miqësore që daton 2 vite më parë dhe ky është i vetmi precedent deri më sot.

Dy nga tre autorët e golave në atë fitore në Pragë ishin Patrick Shick dhe Ondrej Çelustka. Jan Kushta, sulmuesi i Spartës së Pragës, ka kontribuar në 17 gola në 28 ndeshet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren (14 gola, 3 asiste).

Por a do ta trembë kjo Shqipërinë në objektivin e saj për të arritur 3 fitore radhazi në kualifikueset e një Europiani, që s’ka ndodhur kurrë? Këtë do të shohim në ndeshjen e sotme duke filluar prej orës 20:45.

Related posts

KËSHILLON ARMANDO BROJËN/ Ish-sulmuesi i “Topçinjve”: Nuk gjen vend te Chelsea, shko tek…

Delo.autor

GJESTI OFENDUES NDAJ TORINOS/ Ja dënimi shembullor për tifozin e Zonjës së Vjetër” (FOTO)

Delo.autor

Nedved: Juventusin gjithmonë e sulmojnë,në…

Sadik.Autor

Leave a Comment