Futboll Sport

ZINEDIN ZIDANE REFUZOI POSTIN E TRANJERIT/ Por për drejtorin e përgjithshëm ka një kusht…

Zinedine Zidane nuk drejton një ekip prej dy vitesh e gjysmë, pasi është larguar nga Real Madrid në 2021-shin. Megjithatë, Topi i Artë i 1998-ës vazhdon të jetë shumë i përmendur në merkaton e trajnerëve. Dhe jo vetëm.

Zidane duket se ka pranuar të kaloje te Marseille, skuadra e qytetit ku ka lindur, jo si trajner, por si drejtor i përgjithshëm, me kusht që klubi të blihet nga një fond i Arabisë Saudite. Marseille po kalon një moment shumë delikat, me pronësinë e kryesuar nga Frank Mçourt që është vënë në shënjestër nga tifozëria.

Pas dorëheqjes së Marcelino-s, në stol është ulur Gattuso, që në Francë thonë se është zgjedhur nga klubi vetëm pas refuzimit të Zidane për t’u bërë trajneri i skuadrës. Tani po shtohen zërat për kalimin e Zizou e klubi francez në rolin e drejtuesit.

Arabët e interesuar për të blerë Marseille duket se janë gati t’i garantojnë Zidane një rrogë milionere për detyrën e tij. Për ish-futbollistin, i cili nuk ka luajtur kurrë te Marseille, do të bëhej fjalë për një ndryshim të bujshëm rolesh me objektivin që të bëhet i pari që fiton si lojtar, trajner dhe si drejtues.

Related posts

CHELSEA “BLINDON” YLLIN E KLUBIT/ Gianfranco Zola: Ai bën diferencë të madhe në fushë, shpresoj që…

Isa.Autor

Fitoi 3 champions me Realin, Zidane shijon pushimet me familjen

Isa.Autor

STATISTIKAT/ Reali i Madridit dhe Barcelona janë skuadrat goleadore në “Rusi 2018” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment