Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Armando Broja shihet si pjesë e shkëmbimit me sulmuesin “bastexhi”

E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në dyshim. Edhe pse klubi refuzoi oferta të rëndësishme për të gjatë verës dhe ai sapo është kthyer nga dëmtimi duke bërë minutat e parë në fushën e lojës, emri i tij vazhdon të qarkullojë si një prej atyre që mund të lëvizin nga blutë në të ardhmen e afërt.

Sipas portalit të njohur spanjoll “Fichajes”, Broja përmendet tashmë si pjesë e marrëveshjes për të çuar te Çelsi një sulmues që ka bërë mirë në sezonet e fundit, Ivan Tonej të Brentford. Portali i njohur për zërat e merkatos, bën të qartë se londinezët duan lojtarin por kanë stepur për momentin nga vlera e lartë e kartonit të tij. Përveç të tjerash, Tonej është i pezulluar nga Federata Angleze për përfshirjen e tij në vendosjen e basteve, që janë të palejuara sipas rregulloreve të Premier Ligës.I njëjti burim thekson se Çelsi kërkon të ulë vlerën e kartonit, që aktualisht është rreth 75 milionë paund, duke përfshirë edhe Brojën në marrëveshje, për ta dërguar te Brentfordi. Marrëveshja do të negociohet dhe mund të finalizohet në muajin janar, pasi blutë kanë parë që kanë nevojë urgjente për një sulmues goli dhe Tonej është një nga emrat më të vlerësuar në kampionatin anglez në vitet e fundit./ Panoramasport

Related posts

Legjenda e ARSENALIT në kërkim të një pune, kontakte me skuadrën e njohur angleze

Isa.Autor

TË “MARROSUR” PAS ARMANDO BROJËS/ Dy gjigantë të tjerë europianë futen në garë për sulmuesin e Kombëtares

Delo.autor

JUVENTUS-PARMA/ Pas një krosimi nga Cuadrado, Alex Sandro ndëshkon miqtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment