Futboll Sport

ÇUDIA TEK TIRANA/ Heroi i Europës për bardheblutë “gozhdohet” në stol. Edhe me Partizanin…

Te Tirana vazhdojnë të punojnë për sfidën ndaj Partizanit më 19 tetor. Gjithsesi, me trajnerin e ri Julian Ahmataj u mendua se gjërat mund të ndryshojnë, por sërish Lushkja, heroi i Europës, qëndroi në stol në Kukës.

Ai u aktivizua në minutën e 90-të nga trajneri i ri. Fakt është që Lushkja rrezikon që këtë kampionat të qëndrojë në stol, pasi vendi i tij është zënë nga treshja, Jonuzi-Deliu dhe Hila.

Nga ana tjetër nuk dihet nëse kavajasi do ta pranojë stolin. Në rreshtin e dytë rrezikon edhe Kaina, që e nisi mirë sezonin me gol, por tani është Abazaj që u aktivizua titullar.

Sido që të jetë Ahmataj ka punë për të bërë te Tirana, pasi patatja e nxehtë është stoli. Në fakt, Lushkja edhe në verë qëndroi në stol, por ia doli që me golin ndaj Dinamos së Batumit të kualifikohej në Europë.

Related posts

Finalja e Kupës me Laçin/ Skënderbeu merr lajme të mira për Ali Soue

Sadik.Autor

VIDEO/ Panik në Gjermani, trajneri pëson infarkt gjatë ndeshjes. Në gjendje kritike

Q.Autor

LAZIO – JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” barazon shifrat, shënon Cancelo

Delo.autor

Leave a Comment