Futboll Sport

RASTËSI APO JO? Tetori dhe Laçi “hanë” trajnerët e Tiranës…

Orges Shehi la Tiranën në 5 tetor, por shkarkimi i trajnerit apo pezullimi i tij, siç deklaron klubi, ka disa të përbashkëta me të kaluarën.

Së pari, ndeshjet me Laçin “hanë” trajnerët e Tiranës. Për të bërë disa llogari të vogla në sezonet e fundit, që kur Tirana u ringjit në Superiore, janë tre trajnerë që janë shkarkuar pas ndeshjes apo gjatë ndeshjes me Laçin.

I pari është Ze Maria. Braziliani humbi sfidën me Laçin në “Selman Stërmasi” dhe më pas u largua nga ekipi me marrëveshje.

I dyti ishte Nevil Dede. Ish-kapiteni bardheblu braktisi nënkampionët pikërisht në ndeshjen me Laçin. Dede nuk pranoi sugjerime për formacionin dhe braktisi skuadrën.

I treti ishte Orges Shehi që u mund 3-0 nga kurbinasit dhe më pas erdhi shkarkimi.

Komponenti i dytë është tetori.

Nga 2015-ta, trajnerët Tirana zakonisht i largon me apo pa marrëveshje në tetor. Kështu, Shkëlqim Muça iku më 17 tetor 2015, Gvozdenoviç 28 tetor 2015, Ilir Daja në 29 tetor 2016, Ze Maria më 11 tetor 2018, Ardian Mema më 24 tetor 2019 dhe Orges Shehi 5 tetor 2023.

Si gjithmonë statistikat thonë diçka. Panorama Sport

Related posts

Juventusi mendon për mbrotjen, bardhezinjtë “peshkojnë” një kampion bote

Sadik.Autor

“TMERROI” BARCELONËN/ Ikona e Flamurtarit zë vendin e veçantë në “Air Albania” (FOTO)

Delo.autor

SEZONI I MILAN DHE E ARDHMJA/ Trajneri Pioli zbërthehet përpara dy ndeshjeve të fundit!

Delo.autor

Leave a Comment