Futboll Sport

“FITORJA MNE ÇEKINË…”/ Gjimshiti: Kemi tifozët më të mirë në botë

Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u shpreh i kënaqur pas barazimit 1-1 me Moldavinë, rezultat ky që solli biletën për në Euro 2024.

“Përjetim i papërshkrueshëm. Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë. Një pikë na çoi në Europian, jemi të gjithë të lumtur. Sa shumë shqiptarë që kishte në stadium, i falenderoj shumë të gjithë. Kemi tifozët më të mirë në botë.

E kemi kuptuar që do të shkonim në Europian, kur fituam me Çekinë 3-0, ajo na dha vetëbesim. E menduam të gjithë që ishim të kualifikuar, por duhet të ishim të gjithë me këmbë në tokë. Gjithçka u arrit.

Edhe herën e fundit isha në eliminatore, pastaj nuk shkova në Europian, të presim (qesh). Rëndësi ka të kemi shëndetin. Duhet të shfrytëzojmë çdo moment dhe të ndjejmë atë emocion”, u shpreh Gjimshiti./

Related posts

RUSI 2018/ Adidas vs Nike, po vjen përballja e dy formacioneve fantastike!

Sadik.Autor

“FENOMENI” KUNDËR PUYOL/ Dueli epik i vitit 2005, që nuk mund të harrohet kurrë (VIDEO)

Delo.autor

Vetëm Napoli e Interi i kanë shkaktuar “dëme”. Ekipi i Hysajt dhe zikaltrit, rivalët e vetëm të “Zonjës”

Q.Autor

Leave a Comment