Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe

Shqipëria pret Ishujt Faroe në “Air Albania”, në orën 20.45. Kuqezinjtë u nevojitet vetëm një pikë për të siguruar vendin e parë në grupin kualifikues, me biletën e Europianit tashmë që është në kasafortë.

Në portë luan Strakosha, ndërsa përpara tij do jenë të vendosur Mitaj, Balliu, Ismajli dhe Gjimshiti. Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Bare. Mirlind Daku do ketë mbështetjen e Uzunit dhe Asanit nga krahët, ndërsa Bajrami prapa shpinës së tij.

Shqipëria ka zhvilluar fushatë eliminatoresh fantastike, duke lënë mbrapa kombëtare të mëdha. Në 7 ndeshje, ekipi i Sylvinhos ka grumbulluar 14 pikë.

 

Formacioni: Strakosha, Mitaj, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Asllani, Bare, Asani, Uzuni, Bajrami, Daku

Minutë pas minute:

45- Mbyllet fraksioni pas 7 minutash shtesë! Në fund rast ideal i Dakut, portieri i thotë jo.

35- Goditje e Bajramit nga distanca, neutralizon sferën portieri.

33- Pak futboll efektiv në këto minuta, dy lojtarë të Ishujve Faroe përplasen me njëri-tjetrin. Më pas, ndrrohet portieri mik.

25- Iniciativa i takon Ishujve Faroe, provojnë me forca të pakta. Goditja e parë nga këndi e ndeshjes është për ta. Më pas, Shqipëria del në kundërsulm, pa rezultat.

18- Rast i mirë për Dakun, nuk shfrytëzohet si duhet. Gjithsesi, aksioni konsiderohet pozicion i parregullt.

9- Goditje dënimi për mysafirët. Asgjë serioze.

10- Minutat e para. Rastet konkrete mungojnë. Ndërkohë që luhet një lojë e ashpër, pesë faulle deri tani.

1- Nis ndeshja.

 

Para ndeshjes:

E640940e 81db 44c7 9983 Ec2723e9aca0 (1)