Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E JANARIT/ Operacioni “fshesa” te Dinamo, largohen 5 lojtarë nga blutë e kryeqytetit

Nga Dinamoja ka edhe largime në këtë periudhë të merkatos. Emri më i njohur mes lojtarëve që kanë shkëputur marrëdhëniet me blutë është ai i Enis Gavazajt.

Sulmuesi i krahut, më parë edhe pjesë e Kombëtares, nuk mundi ta gjente veten me fanellën e Dinamos, ku pak ndeshje i nisi si titullar, më pas mungoi për shkak dëmtimi dhe në fund ka qëndruar në stol.

Po ashtu, duhet përmendur se Gavazaj është pezulluar për një ndeshje nga stafi teknik, pas një fërkimi në stërvitje me një nga të rinjtë e skuadrës blu.

Palët kanë mbyllur marrëveshjen dhe aventura dinamovite e futbollistit kosovar nuk ka zgjatur më shumë se 6 muaj.

Përveç Gavazajt, nga skuadra e Shkëmbit janë larguar edhe dy pogradecarët Marin Abazaj dhe Kevi Berberi, sulmuesi Xhuliano Skuka, si dhe mesfushori Rei Nuriu.

Këta të katërt nuk kanë pasur hapësirë aktivizimi deri tani dhe kjo është arsyeja e mbylljes së bashkëpunimit me Dinamon. Deri tani këta janë lojtarët e larguar, ndoshta në vazhdim mund të ketë edhe ndonjë tjetër

Related posts

PËRGATITET PËR LARGIMIN NGA BARCELONA/ Coutinho zgjedh klubin e ri, ja ku preferon të transferohet…

Delo.autor

KOKAINË, ALKOOL DHE FEMRA/ Nga Pol Gaskojn te Maradonna, këta janë 10 rebelët më të “çmendur” të futbollit

Delo.autor

Tom Doshi e bën “zakon” karikon Vllazninë, premio të majme në rast fitoreje

Sadik.Autor

Leave a Comment