Futboll Sport

E ARDHMJA E MUNDSHME E MBAPPE/ Bie hipoteza e kalimit të yllit të njohur te Real Madrid

Në verë gjasat që Kylian Mbappé të nënshkruajë me Real Madridin janë të mëdha, duke patur parasysh që sulmuesi francez njoftoi PSG-në se do të largohet në verë. Një operacion që mund ta shtyjë Erling Haaland, yllin tjetër të arenës evropiane, të zgjasë kontratën e tij në Manchester City. Lajmi raportohet nga Mirror, ku shkruhet se Haaland ishte i interesuar edhe përlos Blancos, por ardhja e Mbappe-s do të ndryshonte dinamikat, duke qenë se të dy e konsiderojnë veten rivalë për Topin e Artë dhe ndarja e dhomës së zhveshjes mund të jetë vërtetë një problem.

Haaland aktualisht fiton 375,000 £ në javë, plus disa bonuse, për shkak të numrit të lartë të golave të shënuar me “Qytetarët”. Kampionët e Europës janë gati të rrisin më tej pjesën fikse të pagës së lojtarit, me këtë të fundit që do të dijë edhe planet e Pep Guardiolas, i lidhur me Citizens me kontratë deri në vitin 2025.

Related posts

PIKETON PASARDHËSIN E RAMSEYT/ Arsenal kërkon firmën për mesfushorin e Italisë…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Kalimi në turin e dytë. Ja shuma e majme që përfitojnë Vllaznia, Partizani dhe Laçi…

Delo.autor

Ndryshime në stolin e Kombëtares, ish-mbrojtësi i Romës bëhet ndihmës i Panuçit

Sadik.Autor

Leave a Comment