Futboll Sport

FORMULA 1/ Red Bull bën dopietë në Japoni, Vershtapen rikthehet triumfator

Maks Vershtapen fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, në pistën e Suzukës. Një garë e dominuar nga kampioni i botës, që u rikthye fitues në pistë pas zhgënjimit të dy javëve të para në Australi.

Jo vetëm kaq, por Red Bull arriti një fitore të dyfishtë, teksa në vend të dytë u rendit piloti tjetër i saj, meksikani Serxhio Perez.

Podiumi u kompletua me makinat Ferrari të spanjollit Karlos Sainz, që la pas shokun e tij të skuadrës Carls Leklerk (i katërti). Edhe pse gara nisi me një flamur të kuq, pas aksidentit të Riciardos dhe Albon, gara nuk dhuroi shumë emocione në pistë. Makina Red Bull ishte më superiore në pilotët e saj të menaxhuar më mirë.

Red Bull ishte një hap më lart se Ferrari, që nuk mund të rivalizojë për fitoren e një strategjie ndryshe. Makina Mercedes, larg më të mirëve, duke mos dueluar dot për podiumin. Kështu, Red Bull shkëputet përsëri në renditjen e përgjithshme, ndërkohë që Ferrari është Sainz ai që bën më mirë./ PANORAMASPORT.AL

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Çfarë ndodhi në “Allianz Arena”? UEFA nis procedim disiplinor për Bayernin

Sadik.Autor

Ish-ylli Madrilen: Real Madridi duhet ta mundi Barcelonën për ti rikthyer nderin klubit

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbrëmje pa gola në “Anfield” mes Liverpoolit dhe Bajernit, ndalet dhe Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment