Futboll Sport

BËMA E FUNDIT E ALEGRIT/ Kërcënime ndaj gazetarit: Drejtor m.., shkruaj të vërtetën. Të shkul veshët dhe thyej turinjtë

Fundi i ndeshjes mes Juventusit dhe Atalantës ka qenë tepër i nxehtë, me Maismiliana Alegrin i cili fillimisht mori të kuq për protesta ndaj gjyqtarëve, Por jo vetëm, kaq. Në tërbim e sipër, mësohet se ai ka pasur një zënkë me një gazetar, sipas të cilit, trajneri i Juventusit e ka kërcënuar hapur.

Guido Vaçianjo, drejtori i gazetës “Tuttosport”, ka bërë publike atë që ka ndodhur pas përfundimit të sfidës.

“Në konferencë për shtyp ai gjeti një moment për mua. ‘Drejtor m…! Po, ti drejtor m…. Shkruaj të vërtetën në gazetën tënde, jo atë që të thotë klubi! Mjaft duke bërë filma me klubin’. Në ftesën e parë që i bëra për të qëndruar i qetë dhe të më shpjegonte se cila ishte e vërteta që po fshihja në bashkëpunim me punëdhënësit e tij, Alegri është përgjigjur duke më shtyrë dhe me gishtin poshtë hundës time ulëriti:’ Shiko që e di ku të të gjej! E di ku mund të të pres! Vij aty dhe t’i shkul të dy veshët. Vij e të thyej turinjtë. Shkruaj të vërtetën në gazetë’, si dhe fjalë të tjera të repertorit të një sherri në një lokal.

Ndërkohë, Gabrilea Ravizoti e zyrës për mediat të Juventusit dhe një nëpunës i Serisë A e mbanin nga krahët, duke arritur më pas ta tërhiqnin drejt sallës së mediave”, shpjegoi gazetari italian atë që kishte ndodhur dhe që padyshim ka tensionuar edhe më shumë ato që janë ditët e fundit të Alegrit në klubin e Juventusit.

Related posts

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Trajneri Jesús: CR7 ka pak nga kjo veti e Maradonës, ndërsa Messi…

Delo.autor

VIDEO/ Përsëritet historia, pas 10 vitesh talenti i Barcelonës shënon si Ronaldinho

Q.Autor

GATUSSO HUMB NJË SHANS TË ARTË/ Milani ndalet me barazim, rrezikon vendin…

Delo.autor

Leave a Comment