Futboll Sport

RINOVIM OSE LARGIM/ Lojtari i Interit kushton 30 milionë euro

Për herë të parë pas disa sesione merkatosh, Interi do ta gjejë veten në sezonin e ardhshëm pa detyrimin për të shitur një lojtar të rëndësishëm. Bilanci është më i shëndetshëm, por kjo nuk përjashton mundësinë që në fund të sezonit të largohen disa lojtarë të mirë. Ai që mund t’i japë duart klubit është Denzel Dumfries, duke qenë se kontrata e tij skadon në qershor 2025.

Siç raporton Corriere dello Sport, së shpejti do të ketë një takim me agjentin e skuadrës holandeze për të kuptuar situatën. Nëse nuk rinovon, ka mundësi që futbollisti të ndërrojë mjedis këtë verë, pasi Interi nuk dëshrion të përsërisë një skenar “Skriniar 2”. Çmimi i Dumfries, mund të shkojë në 30 milionë.

Related posts

SERIE A/ Spalletti: Rafinha dhe Cancelo largohen, Icardi vendos vetë

Sadik.Autor

Suarez, ‘bomberi’ i ri i La Ligas, lë mbrapa Messin dhe Ronaldon

Q.Autor

SEKRETI I INTER-IT/ Barella zbulon diferencën mes Inzaghi-t dhe Conte-s

Delo.autor

Leave a Comment