Futboll Seria A Sport

Skuadrat italiane në “ethe”/ Ja yjet e Serisë A që mund të largohen në orët e ardhshme

Të tepërt, por jo vetëm. Shumë protagonistë të Serisë A vazhdojnë të jenë në qendër të zërave të merkatos, duke parë se në disa kampionate europiane vazhdon të jetë e hapur dhe do të mbyllet më 31 gusht. Kështu, ka akoma kohë për të parë ndonjë “italian” me valixhet në dorë. Dhe disa prej emrave janë me të vërtetë të rëndësishëm.

Si ai i Kevin Strootman, mesfushori i Roma-s për të cilin ka ardhur një ofertë nga Marseille. Ish-trajneri i verdhekuqve, Rudi Garcia e do në Ligue 1 dhe klubi italian është gati ta shesë nëse vjen oferta e duhur.

Nga Roma te Torino, ku sulmuesin Niang mund të transferohet te Betis, Sevilla ose Leganes. Operacioni mund të mbyllet me huazimin e lojtarit dhe detyrimin e blerjes së tij në fund të sezonit në rast se arrihet një numër i caktuar ndeshjesh. Më pas vjen Ljajic, për të cilin interesohen Fenerbahce, Besiktas, Trabzonspor dhe Schalke.

Inter po vlerëson çështjen Joao Mario, për të cilin interesohet Schalke, por Spalletti mund të vendosë ta mbajë. Duke mbetur te zikaltrit, Antonio Candreva mund të transferohet te Monaco, duke parë se Karamoh ka qëndruar në Milano dhe hapësirat për ish-lojtarin e Lazio nuk do të jenë të shumta.

Duhet bërë kujdes ëshë për emrat të tjerë të rëndësishëm, si ai i Cuadrado, i cili ka përfunduar në shënjestrën e Bayern Munich pas dëmtimit të Coman. Te Milan duhet deshifruar pozicioni i Halilovic, i cili kërkohet nga Girona. Fiorentina ka hequr nga merkato Eysseric, ndërsa Udinese mund t’i thotë lamtumirë Wague (e do Trabzonspori) dhe Fofana-s, për të cilin po zhvillohet një derbi portugez mes Benfica-s dhe Porto-s.

Related posts

DERBI NDAJ PARTIZANIT/ Lëvizje në formacion dhe në role, ja si ndryshon Dinamo me Devollin trajner…

Delo.autor

U PUBLIKUA TOP 11-SHJA MË E MIRË E SEZONIT/ Befasia e madhe, UEFA lë jashtë formacionit N’Golo Kante

Delo.autor

E RRALLË/ Presidentët TRUMP dhe INFANTINO i japin “karton të kuq” MEDIAS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment