Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Idea brilante e organizatorëve rus, ujë dhe vanilje për tu mbrojtur nga…

Autoritetet në Volgograd kanë marrë masa mbrojtëse kundër insekteve që fluturojnë në qytetin pritës të Kupës së Botës dhe sulmuan tifozët dhe lojtarët në ndeshjen Angli-Tunizi.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se para ndeshjeve të ardhshme do të hidhet një përzierje e veçantë e ujit dhe vaniljes në zonën e stadiumit dhe “Fan Fest” në qendër të qytetit për të mbrojtur nga “pushtuesit”.

Aktualisht në “Stadiumin Volgograd” po luhet takimi mes Nigerisë dhe Islandës dhe do të jetë gjithashtu stadiumi pritës i takimit mes Egjiptin dhe Arabinë Saudite më 25 qershor, si dhe ndeshjen e Grupit H midis Japonisë dhe Polonisë.

Autoritetet kishin mbuluar një sipërfaqe prej 15 km rreth “Arena Volgograd” nga ajri në prag të Kupës së Botës, e cila kishte rezultuar me një reduktim të numrit të insekteve.

Zona rreth qytetit ka moçale dhe lumenj të shumtë, të cilat e bëjnë terrenin e përsosur për mbarështimin e insekteve gjatë sezonit të verës.

Lojtari Islandez, Alfred Finnbogason  tha me shaka se ai ishte i përgatitur mirë për ndeshjen e sotme.

Related posts

DE GEA KËRKON TË LARGOHET/ Klubi i “Djajve të Kuq” sjell në skuadër portierin anglez…

Delo.autor

NUK MJAFTON GOLI I RASHICËS/ Dortmund mposht me “POKER” Werder Bremen dhe kërkon zonën Champions

Delo.autor

Luftëtari në probleme, ja se çfarë rrezikon klubi për ndeshjet me letonezët

Isa.Autor

Leave a Comment