Futboll Sport

RREZIK TRIBUNE/ Kieza studion “arratinë” nga Juventusi

Përjashtimi nga skuadra e parë për Federiko Kiezën konfirmon linjën e drejtorit Xhuntoli dhe teknikut Tiago Mota. Anësori italian e di prej disa kohësh që është jashtë projektit të ri dhe me një kontratë që skadon në vitin 2025, ai duhet të shitet deri në fund të gushtit për të mos e humbur pa fituar asgjë sezonin e ardhshëm.

Bardhezinjtë janë gati ta japin për një shifër afër 25 milionë euro, pra aq sa rëndon në bilanc lojtari. Por është e qartë se skenari i ri me rrezikun e një sezoni në tribunë mund t’i japë shtysë vetë lojtarit që të zgjedhë të largohet menjëherë.

Inter dhe Milan mbi të gjitha janë të interesuar për lojtarin pasi edhe javën e kaluar menaxheri i tij Fali Ramadani u takua me drejtuesit milanezëve për të verifikuar mundësinë e një transferimit të mundshme. Vështire që Kieza të përshtatet si duhet me 3-5-2 e Inzagit, teksa duket i duhuri për 4-3-3-shin milanist. Vetë lojtari mund të shtyjë për Romën nëse verdhekuqtë shesin Dibalën.

Related posts

E BUJSHME/ Bayern i gjen rival Pavardit, 20-vjeçari pritet të zbarkojë në Gjermani

Delo.autor

MARRËVESHJA MES JUVENTUS DHE BARCELONËS/ Ja ç’po ndodh me dy shkëmbimet Bernardeschi-Rakitic dhe Pereira-Marques

Delo.autor

BIE REZISTENCA BULLGARE/ Shqipëria në avantazh pas shumë tentativash

F.autor

Leave a Comment