Futboll Sport

TRAGJIKE/ Shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit, një i vdekur dhe një i plagosur

Krimineli i dënuar dhe i ndodhur në arrati, Antonio Bellocco u godit me thikë për vdekje pas një debati të dhunshëm me liderin historik të ultrasve të Interit Andrea Beretta, i cili më vonë u arrestua me dyshimin për vrasje.

Ka pasur një shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit në “Cernusco sul Naviglio”, në periferi të Milanos dhe bilanci është një i vdekur dhe një i plagosur. Sipas asaj që raporton “La Stampa”, 36-vjeçari Antonio Bellocco, një kriminel i dënuar dhe i lidhur me klanin Rosarno, u godit me thikë për vdekje pasi hapi zjarr ndaj Andrea Beretta, lideri historik i tifozëve zikaltër.

Gjithçka ndodhi pranë palestrës Testudo, një vend takimi shumë i njohur për mbështetësit e “Curva Nord”. Sipas një rindërtimi fillestar të fakteve, Bellocco qëlloi Berettën, duke e plagosur në këmbë.

Të shtënave me armë zjarri, 49-vjeçari i është përgjigjur më pas me një goditje vdekjeprurëse me thikë në fyt. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë mjetet e emergjencës dhe policia.

I arrestuar me dyshimin për vrasje, Beretta u dërgua në burgun “San Raffaele” në Milano dhe u ruajt në spital. Për Bellocco nuk mund të bëhej asgjë, pasi humbi jetën në vendngjarje.

Related posts

FLAMURTARI-LAÇI/ “Kurbinasit” shënojnë golin e tretë me 10 lojtarë, Xhixha feston si “Ronaldo” (VIDEO)

Delo.autor

“DREJTUESIT E KLUBIT PO LUAJNË ME ZJARRIN PËR RANGNICK”/ Capello: Milan më keq se qeveria italiane

Delo.autor

Nisin “firot” te Skënderbeu, mesfushori pranë “divorcit” me korçarët

Sadik.Autor

Leave a Comment