Aktualitet Futboll Kronikë Sport

“DHIMBJE ULËRITËSE”/ Humbi prindërit në një aksident, rrëqeth Alban Bushi: Deri në përqafimet tona të ardhshme….

Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi humbi të dy prindërit në një aksident rrugor fatal në Veria të Greqisë dy ditë më parë. Ali Bushi 73 vjeç dhe Bukurije Bushi 71 vjeç nuk i kanë shpëtuar përplasjes, ndërsa trajneri i U-21 rrëqeth me reagimin në kanalet e komunikimit.

“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.
Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi.

Related posts

“Pseudonimi “Hyjnori”? Ata donin thjesht të talleshin me mua”

Sadik.Autor

Nuk ka fitues Leicesterit dhe Chelsea gjatë 90 minutave, çerekfinalisti mësohet pas vazhdime

Q.Autor

DANI ALVESIN E LANË NË BURG/ Gruaja e “braktis” largohet nga Spanja! Ja reagimi i mbrojtësit brazilian

F.autor

Leave a Comment