Futboll Sport

E BUJSHME/ Vinicius Junior nuk do e fitojë Topin e Artë, Reali “bojkoton” ceremoninë, çmimi i lavdishëm do t’i shkojë…

Vinicius Junior nuk do e fitojë Topin e Artë!

Ky është lajmi i bujshëm që ka shpërthyer në rrjet, me brazilianin, i cili ishte protagonisti kryesor për të fituar çmimin më të lavdishëm individual.

Tashmë mediat bëjnë me dije se ky çmim do t’i shkojë Rodrit, me mesfushorin e Manchester Cityt që fitoi Premier League dhe Europianin me Spanjën.

Kjo gjë duket se i ka “acaruar” të gjithë te Reali, me klubin Los Blancos që ka zgjedhur ta “bojkotojë” ceremoninë që do të mbahet në Paris. Lojtarët, stafi teknik dhe presidenti Perez nuk do të jenë të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, pasi besojnë se është bërë një padrejtësi ndaj Vinicius.

Sipas mediave, braziliani do të renditet i dyti pas Rodrit, teksa podiumin do ta plotësojë Jude Bellingham.

Ceremonia e Topit të Artë do të nisë në orën 20:00, teksa renditja e 30 lojtarëve do të publikohet në orët në vijim deri në fundin e ceremonisë, kur do të shpallet dhe fituesi.

Related posts

JO VETËM HAALAND, VLAHOVIC DHE MOISE KAN/ Ja lista e talenteve që duhen vëzhguar me kujdes

Delo.autor

CONTE KËRKON NJË PORTIER NË EKIP/ Inter mendon për zëvendësin e Handanovic, tre emra në listën e Marottës

Delo.autor

Pastore: Nuk e di nëse do të qëndroj, varet çfarë do klubi

Sadik.Autor

Leave a Comment