Futboll Sport

FUTBOLLISTI PËR T’U MARRË SHEMBULL/ Berat Gjimshiti asnjë karton të kuq në 250 ndeshje

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti është për t’u marrë shembull si brenda ashtu edhe jashtë fushe. “Xhimi” siguroi një numër të rëndësishëm, me plot 250 ndeshje të luajtura për Atalantën në Serie A.

Në këto ndeshje me Atalantën, Berati nuk është ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq. Një arritje më vete kjo për kapitenin e kombëtares shqiptare, i cili ka zgjidhur çdo situatë në mënyrën më të mirë dhe pa dalë nga loja, duke mos rënduar ekipin.

Kujtojmë që vjet, ai ngriti lart trofeun e Ligës së Europës. Ndërkohë, sa i përket ndeshjeve me Atalantën, Gjimshiti është ndëshkuar me karton të verdhë 44 herë. Në karrierën e tij, ai ka provuar dy herë kartonin e kuq, me Kombëtaren kundër Izraelit dhe kur ishte pjesë e Avelinos në Serinë B.

 

Related posts

PO SHKËLQEN/ Nëntë klube PRESTIGJOZE duan transferimin e VINICIUS nga REALI

Isa.Autor

ZYRTARE/ Kina kërkon shtyrjen e garës së Shanghai në Formula 1 për Botërorin 2021

Delo.autor

BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Kampionët e Europës hidhen në aksion për të transferuar mesfushorin…

Delo.autor