Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëri – Çeki, shiten të gjitha biletat e ndeshjes së 16 nëntorit

Biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki, e vlefshme për grupin B1 të Nations League janë shitur të gjitha. Stadiumi “Air Albania” do të jetë edhe këtë herë i mbushur me tifozë shqiptarë, në mbështetje të Kombëtares kuqezi (16 nëntor 2024, ora 20:45).

Interesi për të ndjekur ndeshjen Shqipëri – Çeki ka qenë i lartë nga tifozët që do jenë në ‘Air Albania’ më 16 nëntor, në mbështetje të ekipit tonë kombëtar. FSHF fton tifozët të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë qytetari dhe respekt përmes një sjelljeje korrekte ndaj ekipit kundërshtar.

Kuqezinjtë luajnë më 16 dhe 19 nëntor në Tiranë kundër Cekisë dhe Ukrainës, dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ku synohet vendi i parë.

Related posts

SFIDA GJYSMËFINALE NDAJ ANGLISË/ Trajneri Hjulmand: E pamë vdekjen me sy, prandaj luajmë pa frikë

Delo.autor

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Ja premtimi i madh që Guardiola i bën lojtarëve

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel emocionon me fjalët e tij: Dështova te Ferrari, doja titullin për Schumacher

Delo.autor

Leave a Comment