Futboll Seria A Sport

“KAM NJË SHOK QË NUK MERRTE DOT FRYMË”/ Rrëfimi emocionues i Shevchenkos: Ja si i bëhet gol… Koronavirusit

Të shtunën u nis drejt Kievit me një fluturim nga Londra. Një pjesë e familjes së tij jeton në Ukrainë ku njerëzit, ashtu si në Shqipëri, janë të detyruar të kufizohen për shkaqe tashmë të njohura. Së bashku me gruan dhe bashkshorten jeton në Londër, ndërsa bashkëpunëtorët Tasoti e Maldera ndodhen në Milano, por si në rastin e shumicës prej nesh, edhe zemra e Andriy Shevchenkos është e ndarë.

shevcenko

“Qëndrimi mbyllur nuk është i bukur, por mund ta shfrytëzojmë për të menduar se si do të ringrihemi.” Me këto fjalë nis intervista telefonike që trajneri aktual i Ukrainës dhe legjenda milaniste ka dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.

Më shumë se sa fizik, izolimi përbën një problem në aspektin mendor, por Sheva shprehet: “Bëj shumë kujdes. Luaj golf, stërvitem në palestër dhe shmang kontaktet sa më shumë që mundem. Bëhet fjalë për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve. Të botës.”

A keni frikë?

Nuk duhet arsyetuar me frikë, e duhet parë përpara. Kam një shok në Lombardi që pati nevojë të shtrohej në spital sepse nuk merrte dot frymë. Tani është më mirë, por nuk e pati të lehtë. Kjo është pikënisja ime.

Sheva666

Në Londër gjërat janë ndryshe e fëmijët tuaj shkojnë ende në shkollë ndërkohë…

Nuk më takon mua të flas për këto situate dhe do të zbatoj çdo urdhër që do të vijë nga qeveria. Në një kohë si kjo, rregullat duhen zbatuar më shumë se kurrë.

Si trajner i Ukrainës, çfarë mendimi keni për zgjedhjen e UEFA-s për shtyrë Europianin?

Vendim korrekt. Futbolli është një festë për njerëzit, por nëse tifozët nuk janë aty apo nëse kanë frikë, atëherë nuk është më festë. UEFA mori vendimin e duhur për të mbrojtur shëndetin e tifozëve, futbollistëve dhe spektaklit. Futbolli ekziston sepse tërheq njerëzit e nuk mund ta përjetosh dot në distancë.

Në Ukrainë ndërkohë luajnë me dyer të mbyllura

Po, por problemi nuk është ende aq i madh sepse edhe rastet e prekura janë pak. Ndër vite Ukraina i ka bërë ballë shumë situatave dhe nëse do të udhëzohen do të binden.

A ju duke se në Itali e nënvlerësuan?

Qeveria ka punuar mirë dhe njerëzit janë ndërgjegjësuar. Kjo është diçka pozitive.

Çfare mendoni për të rinjtë që ulen në kafene edhe kur u këshillohet që të mos e bëjnë diçka të tillë?

Janë të rinj e mbase nuk e kishin kuptuar rëndësinë e çështjes. Forcën për t”u izoluar duhet ta gjejmë të gjithë sepse në disa momente është thelbësore. Nevojitet për individin, e po ashtu për komunitetin. Italia është një vend gazmor ku njerëzit janë mësuar të dalin e të qëndrojnë në kontakt të ngushtë. Italianëve iu desh pak kohë për të kuptuar, por tashmë janë shembull për të gjithë. Qëndroni në shtëpi, mundeni apo nuk mundeni. Në shtëpi mund të bësh edhe shumë gjëra.

Sheva trajner

Si për shembull?

Mbi të gjitha duke ruajtur formën fizike, duke bërë ndonjë veprimtari dhe duke ngrënë shëndetshëm, çka në Itali është e lehtë. Për ata që kanë një pistë apo biçikletë palestre mund t”i pëdorin edhe pse mund t”u duket e mërzitshme. Kush ka taracë mund të bëjë ndonjë ushtrim e disa pompa. Kush mundet le të ndihmojë edhe ndonjë të moshuar sepse të gjithë meritojmë të jetojmë sa më gjatë. Këtu dua të shtoj se më duket e tmerrshme logjika për të ndihmuar në bazë të moshës ata që janë në kushte të rënda

Një pjesë e stafit tuaj janë italianë. Çfarë ju kanë treguar?

Jam në ankth për ta e u kërkoj të qëndrojnë në shtëpi. Jo vetëm atyre, por të gjithëve. Shumë njerëz infektohen dhe nuk shfaqin simptoma, ndaj qëndrimi mbyllur është thelbësor për të mos infektuar të tjerët.

Po me ndonjë shok tjetër te Milani jeni në kontakt?

Po e shumë shpesh madje. Flas me Maldinin, Pirlon, Kostakurtan dhe Vierin. Bobo po që kënaqet. E ndjek edhe në “Instagram” sepse është një lum nismash. Milanon e kam gjithmonë në zemër, ashtu si edhe miqtë e mi. E dua qytetin e dua Italinë dhe nuk kam dyshime që problemet do të zgjidhen. Italianët po paguajnë shtrenjtë faktin që ishin të parët që u goditën nga virusi.

Sheva Milan

A mund të këshilloni ndonjë ndeshje për ata që qëndrojnë në shtëpi?

Finalen e Champions-it të vitit 2003, finalen e botërorit 2006, ndërsa milanezët mund të shohin disa derbi. Do të kalojë gjithçka, Italia do t”ia dalë sepse përveç se e bukur, është edhe kokëfortë.

Shevcenko vs Materaci

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Gjermani-Holandë. Rezultati 1-1

Delo.autor

ROMA-MILAN/ Pas një aksioni nga “Kuqezinjve”, sulmuesi Rebic dhuron spektakël dhe realizon një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË ME LOKOMOTIVËN E KROACISË/ Klubi iu rinovon kontratën tre lojtarëve shqiptarë, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment